Hamasi ka njoftuar se mbrëmjen e sotme do të dorëzohen dy trupa të pajetë të pengjeve izraelite.
Shkëmbimi i pengjeve pritet të bëhet në orën 22:00 sipas orës lokale dhe deri tani janë kthyer vetëm 10 nga 28 trupa e pengjeve te vdekura.
Kthimi i tyre po bëhet si rrjedhojë e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasi, e cila hyri në fuqi javën e kaluar.
Tashmë, protestat kanë shpërthyer në shtetin izraelit, teksa qytetarët ndihen të revoltuar për vonesën e kthimit të pengjeve.
Ndërkaq, në sheshin e pengjeve në Tel Aviv, janë mbledhur turma të mëdha protestuesish të cilët i bëjnë thirrje qeverisë të ushtrojë presion mbi Hamasin, në mënyrë që të lirohen trupat.
Hamasi ka deklaruar se i ka dorëzuar të gjitha mbetjet e pengjeve. Nga ana tjetër, inteligjenca izraelite ka vlerësuar se Hamasi mund të mos jetë në gjendje t’i gjejë dhe t’i kthejë të gjithë pengjet e vdekura në Gaza.
