Rëndohet bilanci i ngjarjes në Maliq, pasi një banesë u përfshi nga flakët në zonën e quajtur blloku Nr.3
Pas nënës, edhe njëri prej djemve 14-vjeçar ka ndërruar jetë.
Nga kjo ngjarje të tre familjarët janë transportuar drejt spitalit të Korçës me urgjencë, por vetëm vajza 6-vjeçare ka arritur të mbijetojë.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje për hetimin e rrethanave dhe për ndihmën e parë.
