Tragjike ishte ngjarja e sotme në Maliq, ku si pasojë e zjarrit në një banesë, nëna dhe djali vdiqën, ndërsa vajza e familjes mori djegie.

Xhaxhai i Nefeli Hazisllarit, 6 vjeçe, në një rrëfim për News24 bëri me dijes e vogëlushja kishte dalë vetë nga banesa, që u përfshi nga flakët.

Ai tregoi se ndihma e parë vajzës iu dha nga fqinjët e saj. Vajza është transportuar në repartin e djegie-plastikës në QSUT. Ajo i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme.

Nga kjo ngjarje tragjike ka humbur jetën Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: