Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë së Veriut raportoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00 ka shkuar në 39,87%, në rang vendin.

Në zgjedhjet e sotme, votimi po zhvillohet në 3,474 vendvotime, ku 1,832,415 qytetarë kanë të drejtën e votimit deri në orën 19:00.

Në këto zgjedhje ka gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10,490 kandidatë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb