U mbajt sot raundi i parë i votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

Nënkryetari i VMRO, Timço Mucunski, në një deklaratë për media tha se partia e tij janë në prag të një fitoreje të madhe.

“Jemi në prag të një fitoreje të madhe të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Fitojmë në pjesën më të madhe të komunave në vend. Sot Maqedonia kishte zgjedhje të qeta dhe të suksesshme, të cilat i plotësojnë kriteret më të larta për proces zgjedhor demokratik. Ndoshta zgjedhjet më të qeta deri tani, në historinë tonë më të re”, tha Muicunski.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb