Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski deklaroi se pret fitore historike për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin.
“Bazuar në informacionin që kemi aktualisht në dispozicion, mund të them se dita e zgjedhjeve po kalon në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, siç pritej, dhe në përputhje me sjelljen e qytetarëve maqedonas. Pres që të përfundojë në të njëjtën mënyrë dhe që rezultatet të shënojnë një tjetër fitore historike për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin” tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Kujtojmë se sot u mbajt raundi i parë i votimeve për zgjedhjet lokale.
