Një avion i Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pas një zjarri të shkaktuar nga një bateri litiumi në një çantë dore. Incidenti, i cili shkaktoi panik tek pasagjerët, ndodhi në një fluturim nga aeroporti i Hangzhou për në Korenë e Jugut.

Videoja tregon dy asistente fluturimi që vrapojnë përreth duke mbajtur fikës zjarri, ndërsa të tjerë u bërtasin pasagjerëve të qëndrojnë në vendet e tyre. Një pasagjer në fluturim i tha medias lokale se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri.

Në një postim në Weibo, Air China tha se “një bateri litiumi në çantën e dorës së një pasagjeri të ruajtur në ndarjen e sipërme të avionit papritmas u përfshi nga flakët”. Pavarësisht panikut të shkaktuar nga tymi dhe ulja e detyruar, asnjë pasagjer nuk u lëndua, tha linja ajrore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: