Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë në jug të vendit. Mësohet se lëkundjet me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.

Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit. Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra.

Tërmeti është regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: