Vijojnë diskutimet brenda mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Deputeti i PD-së, Arjan Ndoja, pyeti Komisioneren për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakoshën nëse ishte dhënë urdhri nga kryeministri Edi Rama gjatë muajve të verës për dorëheqjet e nëpunësve të institucioneve vendore, nënkryetarëve të bashkive.
Ndoja: Lidhur me urdhrin e kryeministrit ndaj Bashkive, referuar rasteve të punonjësve me statusin e nëpunësit civil. A është ndërhyrje e drejtë të organet e qeverisjes vendore dhe a pengon mbarëvajtjen e punëve atje? Sa është fatura financiare në buxhet që ndikon, për shkarkimet nga puna dhe gjyqet e fituara nga të larguarit?
Strakosha: Përsa i përket pyetjes për urdhrin e dorëheqjeve, kjo është në vullnetin e tyre, e jep apo nuk e jep, është e drejta e tyre. Ne shqyrtojmë largimet në kundërshtim me ligjin, që ankohen për largim nga puna, që lidhen me largimet e me statusin. Ne nuk jemi gjykatë, jemi indirekt, marrim njoftimin dhe shqyrtojmë procedurën, sepse është gjykata nëse çështja është atje. Ne bëjmë vetëm shqyrtimin apo zgjidhjen pa shkuar në gjykatë. KLGJ, ILD dhe KLP ne i inspektojmë rregullisht, por të tjerat jo. Ne nuk kemi lidhje se çfarë bëjnë ata në gjykata, por me statusin e tyre. Nuk jemi në gjendje të japim një faturë të përgjithshme sepse kjo bëhet në bashkëpunim me KLSH-në, institucionet që inspektojnë.
