Kreu i PD, Sali Berisha ka denoncuar edhe një herë kontratën e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku me koncesionarin për Aeroportin e Vlorës.

Ai ka shtuar se taksapaguesit shqiptarë do të detyrohen të paguajnë në 10 vite 135 mln euro, 20 mln euro më shumë se sa ka kushtuar aeroporti.

“Prej 3 vitesh denoncoj atë që ndodh me Aeroportin e Vlorës, u kushton shumë qytetarëve shqiptarë. Kontrata Rama-Balluku me ndërtuesit parashikon që qeveria të paguajë për 10 vite me radhë të gjithë biletat nën numrin e parashikuar. Kontratë ultra korruptive, çdo vit paguhen mbi 9 mln euro koncesionarin.

Shqiptarët do paguajnë në 10 vite 135 mln euro, 20 mln euro më shumë se sa ka kushtuar aeroporti. Koncesionari do të fitojë 700 mln euro. Taksapaguesit për 10 vite paguajnë 135 mln euro, de facto këto ndahen mes Lubisë dhe koncesionarit. Tani që aeroporti po i afrohet fundit janë prishur pazaret se si do ndahen paratë dhe ka shpërthyer një grindje e brendshme. Inxhinieri supervizues i pistës ia ka mbathur edhe është arratisur në Britani. Burime serioze më kanë thënë se asfalti dhe pista janë jashtë të gjitha standardeve”, tha ai.

“Kjo është kryekëput një çështje korrupsioni madhor, korrupsioni madhor, evident, që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve më të varfër të Europës.A ka këtu interesa të agjenturës së huaj? A ka interesa të Taulant Ballës dhe Arbër Abazit përveç Edi Ramës dhe Lubi Ballukut? Besoj e keni marrë vesh, Arbri është dhëndri i Lubisë. Ka vajzën e tezes. Vajza e tezes pas vetes vjen e dyta. Ajo është kushërirë e parë. Unë e kuptoj… Pra, është një vjedhje e tmerrshme, familjare, etj. Do i marrim vesh. Kjo është një çështje që… Se 130 milionë euro është një shumë e tmerrshme. Por do merret vesh në vazhdim”, theksoi ish-kryeministri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb