Ish-kryeministri Fatos Nano po përjeton sërish probleme me shëndetin.

Mësohet se Nano është shtruar në një spital privat prej 8 tetorit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Themeluesi dhe kryetari i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë, mësohet se ka pësuar arrest kardiocirkulator.

“Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar”, njofton spitali.

Fatos Nano, i cili tani është 73 vjeç, u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë dhe të shquar si kryeministër i Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: