Arbër Hoxha është zgjedhur futbollisti i muajit në Kroaci. Sulmuesi i kombëtares ka spikatur së fundmi me paraqitjet e tij te Dinamo e Zagrebit, ku në shumë prej ndeshjeve, është shfaqur edhe si protagonist.

Hoxha, në këtë edicion është aktivizuar në 9 ndeshje dhe është takuar dy herë me golin, sakaq numëron dy asiste.

Për të, ky është sezoni i tij i 3-të në Zagreb.

Sa i takon sfidave të fundit me kombëtaren, 27-vjeçari luajti 90 minuta me Jordaninë, madje shënoi gol në miqësore.

Ndaj Serbisë, lojtari u aktivizua në 28 minuta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb