Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Olympiacos në Champions.
“Nuk jam nervoz, nuk kam emocionet e njëjta si më para. Kur isha te Bayern më akuzonin se nuk qeshja kurrë. Tani kam të tjera emocione, Barrca më ka ndryshuar. Dua të jap gjithçka për këtë skuadër. Jetoj për këtë ekip. Por duhet edhe të ndryshoj sjellje pasi nuk është aspak i këndshëm fakti që nipi im të më shikojë në televizor duke bërë atë gjest.
Olympicoas? Janë një formacion me një sulm shumë të mirë. Statistikat e vërtetojnë këtë. Kam parë ndeshjen që zhvilluan kundër Arsenal dhe krijuan shumë raste për të shënuar. Duhet të kemi kujdes”.
