Para ndeshjes ndaj Real Madrid në Estadio Santiago Bernabéu, talenti i Juventusit, Kenan Yildiz, tregoi përshtypjet e tij.

“A të emocionon përballja me Realin- Absolutisht po. Më emocionon, sepse si fëmijë kam ëndërruar të jem aty, dhe tani emri im është mes atyre të lojtarëve kryesorë. Kështu që po, është një burim i madh krenarie dhe një ndjenjë e pabesueshme.

Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Mendoj se është një nga më të mirët në botë,, dhe fakti që mund të luaj aty tani është një ëndërr e bërë realitet.

Përballja me një klub të tillë në Ligën e Kampionëve është thjesht e mrekullueshme. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe të zhvilloj një ndeshje të madhe”- tha ai për sfidën e Champions.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb