Rebelët e Huthit të mbështetur nga Irani, arrestuan 12 punonjës të OBK-së ditën e diel, një ditë pasi u bastis një tjetër strukturë e OKB-së në kryeqytetin Sanaa.

Jean Alam, një zëdhënës i koordinatorit resident të OKB-së për Jemenin, i tha Associated Press stafit, i cili u ndalua brenda objektit në lagjen juperëndimore Hada të Sanaas,, se nga të arrestuarit janë të përfshirë pesë jemenas dhe 15 anëtarë të stafit ndërkombëtar.

Ai tha se nga rebelët u liruan edhe 11 anëtarë të stafit të OKB-së pas marrjes në pyetje.

Huthët kanë nisur një sulm të gjatë kundër OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që punojnë në zonat e mbajtura nga rebelët në Jemen, duke përfshirë Sanaa-n, qytetin bregdetar të Hodeidës dhe bastionin rebel në provincën Saada në Jemenin verior.

Një zyrtar i dytë i OKB-së, tha se rebelët konfiskuan të gjitha pajisjet e komunikimit nga objekti, duke përfshirë telefonat, serverët dhe kompjuterët.

Ai ka treguar se punonjësit e ndaluar i përkasin disa agjencive të OKB-së, përfshirë Programin Botëror të Ushqimit, UNICEF-in dhe Zyrën për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Dhjetëra njerëz, përfshirë mbi 50 punonjës të OKB-së, janë ndaluar deri më tani. Një punonjës i Programit Botëror të Ushqimit vdiq në paraburgim në fillim të këtij viti në Saada.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb