Liga e Kampioneve të Azisë ka parë sot të luhet një ndeshje mes futbollistëve shqiptarë që janë pjesë e klubeve të konfederatës në fjalë. Al Sharjah i Rei Manajt dhe Feta Fetait, ishte pritës përballë Traktor ku luan Regi Lushkja. Dhe ky i fundit ka qenë protagonist absolut që në minuta e parë të takimit.

Në minutën e 8 të ndeshjes, Lushkja mori një pasim në zonë dhe me një diagonale të shpejtë, mposhti portierin vendas duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.


 

Vetëm 3 minuta më vonë, në një kundërsulm të shpejtë, ishte përsëri Lushkja ai i cili gjuajti në hyrje të zonës, duke mposhtur portierin kundërshtar falë edhe një gabimi të këtij të fundit, për të dyfishuar shifrat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb