Kosova, sikurse Bosnja i ka të gjitha kushtet për tju njohur genocidi serb gjatë luftës së pushtimit të territorit të tyre nga forcat ushtarake serbe.

Kështu u shpreh në Log, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Hektor Ruci, i cili tha se problem mbetet njohja e saj nga Serbia.

“Serbia nuk është anëtare e OKB, e cila do ta përforconte konceptin e saj për njohjen e juridiksionit të gjykatës. Edhe në rast se cështja shkon në gjykatë dhe në rast të marrjes së vendimit, aplikimi i këtij vendimi, mbetet opsional i shtetit të dënuar, pra Serbisë”, tha professor Hektor Ruci.

Sipas tij, ndërmarrja e vendimeve të tilla për të cuar çështje genocide në GJNED hyn tek aktet e vështira juridike.

“Nëse Serbia do ta pranonte, do të jepte dëmshpërblim për të gjithë viktimat, por Serbia nuk do ta pranojë asnjëherë. Ndaj ky është antikapi i sistemit ndërkombëtar të drejtësisë”, u shpreh Ruci.

Hektor Ruci: Serbia nuk është anëtare e OKB, e cila do ta përforconte konceptin e saj për njohjen e juridiksionit të gjykatës. Edhe në rast se cështja shkon në gjykatë dhe në rast të marrjes së vendimit, aplikimi i këtij vendimi, mbetet opsional i shtetit të dënuar.

Pra nëse gjykata vendos që ky krim është genocide, duhet që ky krim të pranohet nga shteti i dënuar, pra Serbia.

Në rastin e Sebrenicës nuk e ka pranuar zyrtarisht por avantazhi i saj është që ka ndodhur në një territor në një vend që tashmë është anëtar i OKB dhe si i tillë koncepti i aplikimit territorial të genocidit është i prekshëm. Përgjithësisht ndërmarrja e vendimeve të tilla për të çuar cështje genocide në GJNED hyn tek aktet e vështira juridike. Nëse Serbia do ta pranonte, do të jepte dëmshpërblim për të gjithë viktimat, por Serbia nuk do ta pranojë asnjëherë. Ndaj ky është antikapi i sistemit ndërkombëtar të drejtësisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb