Analisti politik Edvin Kulluri, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka deklaruar se në vitin 2018, dy ministra u larguan nga kabineti i Edi Ramës, ndërkohë që ka pasur tentativa për investime nga kompani iraniane në Shqipëri.

Sipas Kullurit, bëhej fjalë për kompani iraniane të kamufluara me banka perëndimore, të cilat kishin interes të hynin në sektorin e prodhimit të energjisë fotovoltaike në Shqipëri.

“Janë larguar dy figura afër Edi Ramës kur ka pasur tentativa të futen investime nga kompani iraniane të kamufluara me banka perëndimore për të investuar në fushën e prodhimit të energjisë fotovoltaike,” deklaroi Kulluri.

Ai shtoi se ministri i Financave dhe ministri i Ekonomisë ishin shkarkuar në atë kohë.

“Janë larguar ministri i Ekonomisë dhe i Financave. Ka ndodhur kur janë bërë protestat e studentëve në vitin 2018. Ka edhe gjëra më të rënda se kaq, por s’janë për emision” përfundoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: