Bullgaria është e gatshme të sigurojë një korridor ajror për presidentin rus Vladimir Putin, nëse një gjë e tillë do të kërkohet për të mundësuar pjesëmarrjen e tij në një takim të mundshëm me presidentin amerikan Donald Trump në Budapest.

Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, gjatë një konference për shtyp në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Luksemburg.

“Nëse mbajtja e një takimi është një parakusht për arritjen e paqes, është logjike që kjo të bëhet përmes të gjitha kanaleve të mundshme,” tha Georgiev, duke iu referuar përpjekjeve ndërkombëtare për çtensionimin e krizave aktuale globale.

I pyetur nëse kjo do të përfshinte garantimin e një korridori ajror për Putinin, në kushtet kur ndaj tij ekzistojnë kufizime të shumta udhëtimi për shkak të sanksioneve perëndimore, ai u përgjigj prerazi: “Dhe si tjetër mund të mbahej takimi, nëse njëri nga pjesëmarrësit nuk mund të shkojë atje?”

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb