Në Torino shqetëson jo vetëm e ardhmja e trajnerit Tudor, por dhe gjendja fizike e Edon Zhegrovës. Nuk është ende e qartë nëse sulmuesi do të jetë në dispozicion të ekipit për sfidën kundër Real Madrid në Champions League.

Zhegrova u rikthye në Torino pas afro 30 minutash në total i aktivizuar me përfaqësuesen “dardane” në dy ndeshjet e fundit, me trajnerin Franco Foda që sqaroi se gjendja e Zhegrovës duhet monitoruar me kujdes pasi ylli i ekipit ka ende shqetësime me ije, një dëmtim kronik që i kushtëzoi thuajse pjesën më të madhe të sezonit një vit më parë.

Zhegrova ndjeu sërish shqetësime në ije, ndaj nuk do të jetë kundër Comos”, u shpreh Tudor përpara atij takimi. Gjendja e Zhegrovës do të monitorohet në vijim pasi stafi mjekësor nuk dëshiron të rrezikojnë, të vetëdijshëm se dëmtimi në ije mund të rikthehet sërish.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb