Persona të armatosur kanë vrarë, kryetarin e bashkisë së qytetit Pisaflores, në Meksikën qendrore, në një tjetër akt dhune ndaj zyrtarëve politikë në vend, njoftuan autoritetet lokale.

Kryetar i bashkisë dhe anëtar i Partisë së Gjelbër, Miguel Baena, pjesë e koalicionit qeverisës, u qëllua për vdekje ndërsa ndodhej në një rrugë të qytetit.
Policia konfirmoi se trupi i tij kishte të paktën pesë plagë nga armë zjarri.

Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe janë ende në kërkim.

Partia e Gjelbër e dënoi ashpër vrasjen, duke e quajtur një “akt të ulët dhe burracak” dhe duke kërkuar me ngulm nga autoritetet që të kapin dhe të nxjerrin para drejtësisë përgjegjësit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb