Në Torino, me sa duket Asllani ka gjetur atë që kërkonte, një ekip që i beson, që i ofron një vend si titullar, por edhe në radhët e ekipit granada janë të kënaqur me atë që mesfushori kuqezi ka dhënë këtë periudhë. Në Itali, mediat shkruajnë se “demat” janë gati të aktivizojnë të drejtën për të blerë kartonin e Asllanit, madje më shpejt se sa parashikohej, një lëvizje kjo për të shpresuar në një skonto nga klubi zikaltër.

Asllani u transferua në Torino gjatë kësaj vere, me klubin granada që pagoi 1,5 milionë euro për huazimin, dhe 12 milionë të tjera në rast se blejnë kartonin e tij. Njëkohësisht, Inter ka ruajtur edhe 20% të kartonit në rast rishitje. Gjithnjë sipas mediave italiane, Torino shpreson në një ulje prej 2 milionë euro, nëse rast se blejnë kartonin e tij përpara merkatos së janarit.

As Inter nuk do të ishte kundër kësaj ideje, pasi klubit zikaltër i duhen para kesh për të investuar gjatë merkatos së janarit. Palët pritet të përfshihen në negociata këtë periudhë për të gjetur një akord të shpejtë çka do të mundësonte shitjen përfundimtare të Asllanit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: