Florian Binaj, kandidati i pavarur për postin e krye bashkiakut të Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku ka zhvilluar takime rrugëve të Tiranës me qytetarë.
Ai ka zbuluar se arsyeja se përse vendosi që të bëhet pjesë e garës për bashkinë më të madhe në vend, është për fëmijët.
“Shumë po më pyesin pse po kandidon? Përgjigja është e thjeshtë. Po kandidoj për fëmijët tanë, që të ndjejnë që po jetojnë në një qytet që është shtëpia e tyre, jo në një labirint betoni”, tha ai.
Binaj ka ftuar gjithashtu qytetarët që të nisin shqetësimet ose idetë në numrin e telefonit apo adresën e emailit.
