Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia kundërshton një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në Ukrainë,.
Ai u shpreh se në samitin me Vladimir Putin në Alaska, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, argumentoi gjithashtu se Rusia ka nevojë për një paqe të qëndrueshme dhe jo për një armëpushim të menjëhershëm.
“Ne i mbetemi besnikë kësaj formule dhe unë ia konfirmova dje Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio”, shtoi Lavrov, i cituar nga Tass.
