Te Milani janë të kënaqur me paraqitjet e Fikayo Tomori. Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri i kuqezinjve, Allegri ka dhënë miratimin e tij për rinovimin e kontratës së mbrojtësit.

Allegri e shikon Tomorin si shumë të rëndësishëm për skemat e tij dhe u ka kërkuar drejtuesve që të zgjasin bashkëpunimin me 27-vjeçarin.

Së fundmi ka patur edhe diskutim joformale midis palëve, për të kuptuar më shumë për prioritetet e lojtarit. Sakaq,  Tare-n duket i gatshëm që t’i zgjasë anglezit kontratën me një ose dy vjet.

Negociatat janë ende në hapat e tyre fillestarë, por një lëvizje e mundshme në javët e ardhshme nuk duhet përjashtuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb