Protesta të dhunshme u mbajtën mbrëmjen e djeshme në jugperëndim të Dublinit, ku rreth 2 mijë protestues kundër emigrantëve u mblodhën jashtë një hoteli ku strehoheshin azilkërkuesit.

Një furgon policie u dogj, ndërsa oficerët e policisë u sulmuan me shishe, tulla dhe fishekzjarre.

Protesta u nxit nga arrestimi i një azilkërkuesi 26-vjeçar të akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze 10-vjeçare pranë vendit të ngjarjes.

Sipas autoriteteve, turma mbante flamuj irlandezë dhe slogane anti-emigrantë si “Nxirrini jashtë!” dhe “Jetët irlandezë kanë rëndësi”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb