Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se për të zgjedhur drejtuesin e partisë, do të ketë një garë të hapur.

I pyetur në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se do të jetë një nga kandidatët, por se gara do të jetë e hapur.

Sali Berisha: Cilido që lexon raportin paraprak të OSBE- ODHIR kupton që zgjedhjet janë farsë, nuk kam nevojë ta vërtetoj unë. Raporti thotë që janë zhvilluar në kushte të pabarabarta, që këtu janë farsë.
Çdo deputet anëtar i kësaj partie është i lirë të shprehë çdo gjë. Interpretimi i nenit të Statutit duhet të jetë i saktë, pasi flitet për zgjedhje jo për farsa. Duhet të jetë anëtarësia e PD që do të vendosë.
Do të ketë një garë për kreun e PD, do të jetë e hapur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: