Tekniku i njohur, Jurgen Klopp u shpreh se në vitin 2016 ka qenë pranë kalimit te Manchester United.

“Ishte viti 2016. Patëm disa takime ku ata më shpjeguan projektin e tyre, por më ofruan gjëra që nuk më bindën. Më thanë: ‘Do t’ju sjellim të gjithë lojtarët që ju nevojiten, do ta marrim atë, atë dhe atë.’ Ndërkohë unë isha ulur duke menduar: ky nuk është lloji i projektit tim.

“Nuk doja t’i sillja Pogba-n dhe Cristiano-n përsëri te United. Këto gjëra nuk funksionojnë dhe nuk e ndihmojnë klubin në planin afatgjatë,” theksoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb