Një aksident i rëndë me tetë automjete ndodhi në qendër të Shën Pjetërburgut në Rusi ditën e sotme, ku si pasojë u plagos një grua.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i një automjeti të zi shkeli semaforin e kuq dhe u përplas me një sërë makinash. Përplasja shkaktoi përmbysjen e automjetit të tij, ndërsa makinat e tjera pësuan dëme të konsiderueshme.

“Një aksident i madh, ku u përfshinë tetë automjete, ndodhi në kryqëzimin e Bulevardit Nevski dhe rrugës Sadovaja. Sipas të dhënave paraprake, një grua që ndodhej në njërën nga makinat u plagos në aksident,” thuhet në njoftimin përkatës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb