Apeli ka refuzuar kërkesën e Flick për të qënë në stol në El Clasicon mes Real Madrid dhe Barcelonës. Federata Spanjolle e Futbollit njofton se kartoni i kuq i teknikut katalanas, i marrë ndaj Gironas, qëndron.
“Është e përshtatshme të rrëzohet kërkesa për anulimin e ndëshkimit të dyfishtë që është objekt i kësaj ankese.
“Rrjedhimisht, vendoset të mbështeten pasojat disiplinore që rrjedhin nga përjashtimi i z.Hans-Dieter Flick, duke vazhduar me vendosjen e një pezullimi prej një ndeshjeje siç parashikohet në nenin 120 të Kodit Disiplinor të RFEF, së bashku me gjobat shtesë përkatëse në përputhje me nenin 52”, thuhet në njoftim.
