Kritika të ashpra kanë ardhur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ndaj Izraelit për kufizimin e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës gjatë konfliktit të vazhdueshëm me Hamasin. Duke u konsideruar si veprim i shkeljeve të detyrimeve të shtetit Izrealit si forcë pushteti.
Gjykata Ndërkombëtare ka deklaruar se Izraeli është ligjërisht e detyruar të bashkëpunojë me agjensitë humanitare të OKB-së, përfshirë Agjensinë e Ndihmës për Refugjatët palestinezë.
“Nuk mund të përdoret kurrësesi motivi i sigurisë për të justifikuar pezullimin e përgjithshëm të të gjitha aktiviteteve humanitare në territorin e pushtuar”, tha gjykatësi Iwasawa Yuji, duke theksuar se popullsia civile në Gaza nuk është furnizuar mjaftueshëm.
Izraeli nga ana tjetër ka këmbëngul se do të bashkëpunonte me UNRWA-n.
Ndërkaq, opinioni i Gjykatës mbart peshë morale dhe diplomatike.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare në dhjetor një mendim mbi detyrimet ligjore të Izraelit ndaj agjensive të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare që veprojnë në bregun perëndimor dhe në Gaza.
Kjo ndodhi pasi parlamenti izraelit miratoi ligje që ndalonin çdo aktivitet të UNRWA-s në territorin izraelit dhe kontaktin me zyrtarët izraelitë.
GJND-së iu kërkua që në opinionin e saj të trajtonte edhe detyrimin e Izraelit për të lejuar dorëzimin pa pengesa të furnizimeve thelbësore për civilët palestinezë.
