PRISHTINE – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka quajtur me dy fytyra deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të Vetëvendosjes dhe ata të Nismës, të cilët organizuan dhe mbështetën protestën e djeshme.
Mustafa, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, se këta deputetë votuan pak ditë më parë për likuidimin e Trepçës dhe ishin të gatshëm që t’ja falnin kreditorëve nga Serbia dhe Greqia.
“Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma, më 19 janar 2015 votuan kundër ndryshimit të ligjit, i cili duhej të nxirrej në momentet e fundit në Kuvend, për të pamundësuar një vendim gjykate e cila e çonte Trepçën në likuidim. Këta që dje thërrisnin Trepça është e jona dhe bartnin pankarta, atë ditë ishin të gatshëm që Trepçën t’ua dorëzonin kreditorëve, të cilët janë nga Serbia e Greqia, shqiptarë e serbë të korruptuar dhe me dokumente të dyshimta. Kjo është e vërteta jonë për Trepçën në këto momente dhe dyfytyrësia jonë”, shkruan Mustafa në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: