Një aksident gjatë natës është shënuar në Kukës në afërsi të rrugës së Turizmit të vjetër. Një makinë e parkuar në këtë rrugë është goditur nga një tjetër makinë nga pas. Makina e shkatërruar është gjetur në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë, autori është larguar nga vendngjarja.
Sipas policisë, automjeti i aksidentuar është i markës “Benz”, me targa AA 428 CT. Dyshohet se makina ka qenë e parkuar në momentin e përplasjes, ndërsa goditja ka qenë aq e fortë sa e ka zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.
Automjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për të. Nuk ka ende të dhëna nëse ka të plagosur.
