Kreu i Partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj e ka cilësuar një lajm ‘fake’ faktin se mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste është arritur një marrëveshje për anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Ky i fundit i ftuar në programin e drekës në News24, përballë moderatores Ola Bruko, tha se askush nuk e ka kontaktuar dhe se nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve.
“Ju nga jeni në dijeni që është arritur kjo dakordësi? Është lajm fake kudo. Mediat e sponsorizuara e kanbë dhënë. Është lajm fake. Na kanë marrë dhe foton e Tom Doshit, dhe kanë vënë foton time. Dhe thonë se këta të dy janë njësoj. Kjo është fake, Është propagandë.
Të gjitha mediat, me dijeni apo pa dijeni, përtojnë që të kontrollojnë dhe e marrin të mirëqenë. Ky është një lajm totalisht fake. Është gënjeshtër. BIRN ka bërë një lajm që nuk është fake, ku thotë se partitë e reja, ku përfshihet dhe Mundësia, janë përjashtuar. Ta bësh fakt të kryer dhe të thuash se; si ndiheni ju që ju kanë dhënë një vend! Kjo është një fake news. Kush është Berisha? Është zëri i të vërtetës? Për cilën dakordësi po flsni? Këta thonë; u martuan dhe ne që jemi pjesë, s’dimë gjë. Po them lajmin. Janë llafe koti, e gjithë kuzhina e propagandës që thonë këtë gjë. Nuk ka marrëveshje për këtë gjë, neve na takon një vend në tryezën e Reformës Zgjedhore. Në dy muaj opozitës nuk i është dhënë fjala. Nuk na është dhënë fjala për debat në Kuvend, është e drejtë. Po na mohohet një e drejtë.”, tha ai.
