Legjenda e basketbollit amerikanë njëherazi, trajneri i ekipit të Portland, Chauncey Billups, është vënë në pranga nën akuzën e përfshirjes në lojëra të jashtëligjshme të fatit.
Ai është ndër të 30 të akuzuarve lidhur me këtë skemë të basteve të jashtëligjshme sportive, ku gjithashtu mendohet të jenë të përfshirë një grup kriminal.
Në këtë skemë, është i dyshuar edhe një tjetër figurë e njohur e sportit, mbrojtësi i “Miami Heat”, Terry Rozier, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza si Billups.
Gjithashtu, mendohet se Rozier ka përdorur informacione private të brendshme të NBA-së.
Deri tani, NBA nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.
Ndërkaq, drejtori i FBI-së, Kash Patel, dhe zyrtarë të tjerë dhanë më shumë informacion në një konferencë për shtyp të enjten.
Çështja u ngrit nga zyra e prokurorit të SHBA-së në Brooklyn, e cila më parë kishte ndjekur penalisht ish-lojtarin e NBA-së Jontay Porter, për po të njëjtën akuzë.
