Nuk ka më dilema. Lionel Messi do të vijojë të qëndrojë te Inter Miami. Sulmuesi argjentinas do luajë për ekipin amerikan, deri në vitin 2028.
Ideja që Messi do të luajë dy ose tre sezone të tjera me siguri do të shërbejë si një nxitje për shitjet e biletave në stadiumin që po ndërtohet pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Miamit.
Messi fitoi Këpucën e Artë të MLS këtë sezon pasi shënoi 29 gola, pesë më shumë se Denis Bouanga i Los Angelos FC dhe Sam Surridge i Nashville.
Ai gjithashtu dhuroi 19 asiste, fakti që ka kontribuar në 48 gola bën që të jetë hap larg barazimit të rekordit të MLS prej 49 të tilla, të vendosur nga Carlos Vela në vitin 2019.
