Aulon Kalaja, në një deklaratë për mediat nga jashtë Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar se nëse Kodi aktual Zgjedhor bie në kundërshtim me konventat ndërkombëtare pasi nuk i mundëson kandidatit të drejtën e ankimimit, por ia njeh subjektit politik.
Ai u shpreh se ka shpresë që kjo çështje do të marrë zgjidhje në Kushtetuese, por nëse kjo nuk ndodh, do të ndjekë hapat e radhës dhe do të shkojë në Strasburg.
“Shteti duhet t’i ofroje kandidatëve proces të rregullt ankimimi.
Kodi ynë Zgjedhor bie ndesh me konventat pasi të drejtën e kanë subjektet politike.
Jam këtu sot për të zgjidhur padrejtësinë që më është bërë, GJK duhet të shprehet. Unë mund të mos kandidoj më por duhet që një kandidat tjetër ta ketë këtë armë. Jam këtu për të shfuqizuar nenin që pamundëson ankimimin për kandidatët, Kodi Zgjedhor aktual duhet të hidhet në plehra sa i përket kësaj çështje.
Hapi i radhës do të jetë Gjykata e Strasburgut, por mendoj se kjo çështje do të zgjidhet këtu”, tha ai.
