SPAK konfirmon se ka regjistruar një procedim penal lidhur me dyshimet për abuzime me fondet e programit IPARD II.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e pyetur nga mediat nëse se në cilën datë është regjistruar procedim penal, apo nëse ka emra konkretë ta regjistruar në procedim, “thotë se për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të japë përgjigje”.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake.
Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”, -sqaron SPAK në përgjigjen e tij të përmuajshme në faqen zyrtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: