Sezoni i ri i NBA është tronditur nga lajme të papritura jashtë fushës, pasi mbrojtësi i Miami Heat, Terry Rozier, dhe trajneri i Portland Trail Blazers, Chauncey Billups, u arrestuan në një hetim federal të lidhur me baste të paligjshme dhe operacione pokeri të dyshuara.

FBI, në një operacion të gjerë që përfshiu 11 shtete, arriti të çmontonte një rrjet mafioz të basteve dhe mashtrimeve, duke arrestuar 31 persona, përfshirë ish-lojtarin e NBA-së, Damon Jones, dhe anëtarë të familjeve kriminale të njohura si Bonanno, Gambino, Genovese dhe Lucchese.

Patel, shefi i FBI-së, theksoi se operacioni ka zgjatur për disa vite dhe ka pasur një impakt të madh, duke goditur përdorimin e informacionit të brendshëm të NBA-së për manipulimin e basteve dhe lojërave pokeri të trukura. Billups dhe Rozier akuzohen për pjesëmarrje në këto skema, ndërsa Billups përdorte edhe emrin e tij për të tërhequr figura publike në tavolina pokeri të mbështetura nga mafia.

Një situatë e papritur që ka hije tronditëse mbi botën e basketbollit amerikan. Në ditët në vijim priten përse jo të hidhet dritë më shumë, në një prej skandaleve më të mëdha të dekadave të fundit në botën e basketbollit amerikan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: