Një video po qarkullon gjerësisht në internet, ku shihet një grua që ngrihet në ajër nga era e fortë që ka përfshirë ditët e fundit Zelandën e Re.
Fatmirësisht, gruaja nuk u plagos rëndë, pasi në atë moment nuk po kalonte asnjë makinë.
Në pamjet e para, gruaja shihet duke ecur në trotuar në Wellington, kryeqytetin e Zelandës së Re, ndërsa era është aq e fortë sa lëkund edhe semaforët.
Në një moment, ajo humbet ekuilibrin, ngrihet në ajër dhe përfundon në mes të rrugës, pavarësisht përpjekjeve për të qëndruar në këmbë. Drejtuesit e makinave që ndodheshin aty frenuan në kohë dhe, për fat të mirë, nuk e goditën gruan.
