Kreu i PD Sali Berisha akuzoi sot kreun e PSD-së Tomë Doshi se ishte arratisur në përpjekje për t’i shpëtuar një urdhër arresti të SPAK.

Pak minuta më pas Doshi reagoi duke publikuar një foto nga Tirana, ku krahas shkruante: O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!

Menjëherë më pas, Berisha ka fshirë nga rrjetet sociale postimin e parë.

B8f5e27f 314e 4b4d A788 1e016802e50a
B8f5e27f 314e 4b4d A788 1e016802e50a

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb