Kryetari i PR, Fatmir Mediu, në një intervistë në News 24 theksoi se kandidatit të pavarur Florjan Binajt të mbështetur nga opozita, i duhen persona që kanë lidhje me partitë.
Mediu tha se partiakët ndryshe nga një i depolitizuar di ku të mbledhë dhe të kërkojë vota.
“Nëse fiton do të jetë për qytetarët e Tiranës. Për ne do të jetë krenari që kemi mbështetur një kandidat fitues. Ne i kemi lënë hapësirën për të bërë fushatën si e gjykon ai. Por në nivelin marrëdhënie e ngushtë qëndër më qëndër votimi është në dobi të Binajt.
Sepse janë njerëz të cilët presin si Binaj për të ndryshuar realitetin në Shqipëri. Janë njerëz që din ku kërkojnë votën. Janë njerëz që dinë si mbledhë vota.”, tha Mediu.
