Predikuesi islam Imran Hosein, është ndaluar sot në Rinas gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri. Ai cilësohet si rrezik për sigurinë kombëtare.

Sipas burimeve për mediat, Hosein, i nisur nga Trinidad & Tobago drejt Shqipërisë për një agjendë fetare, nuk u lejua të hyjë në vend për shkak të informacioneve të autoriteteve të sigurisë që lidhen me akte terrorizmi.

Aktualisht ai mbahet në Rinas derisa të përfundojë procesi i rikthimit në vendin nga i cili ishte nisur.

Imran Hosein është një studiues dhe predikues i njohur për komentet mbi eshatologjinë islame dhe çështjet botërore moderne.

Por gjithashtu është kritikuar nga disa dijetarë për interpretimet e tij të diskutueshme mbi hadithet dhe qëndrimet ndaj temave të caktuara, përfshirë edhe rolin e Izraelit në profecitë islame.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: