Me 29 gola në 28 ndeshje, Messi mbylli sezonin e rregullt si golashënuesi më i mirë në MLS. “Pleshti” mori trofeun e “Këpucës së Artë” përpara takimit kundër Nashvill në “play-off”. Menjëherë pas rinovimit të kontratës deri në 2028, Messi udhëhoqi sërish Inter Miami në suksesin 3-1 në sfidën e parë përballë Nashville, i vlefshëm për fazën e 1/8.

Si rrallë herë, Messi realizoi golin e parë të ndeshjes me një goditje të bukur me kokë. Në shtesë, në minutën e 96-të, legjenda argjentinase kompletoi “dopietën” e tij personale dhe golin e tretë për Inter Miami.

Ky takim u mbyll në shifrat 3-1, me Inter Miami që hedh një hap të sigurt drejt kualifikimin për në çerekfinale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: