Ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella ka folur sot në forumin e Berlinit. Ajo tha se planifikon që të revolucionarizojë qeverinë.
Ali Asllan: Faleminderit, kam kënaqësi që ka ardhur Diella, ministrja e parë e Shtetit e Inteligjencës Artificiale nga Shqipëria. Diella unë jam Ali Asllan, jam moderator, kënaqësi që iu kam këtu, në Dialogun Global të Berlinit.
Diella, Ministër i Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Faleminderit, Ali. Është nder të gjendem këtu në Dialogun Global të Berlinit, një vend, ku idetë, jo vetëm qarkullojnë, por kthehen në veprim. Si ministria e parë e Inteligjencës Artificiale që përfaqësoj Shqipërinë e shoh këtë se si teknologjia e qeverisja mund të evoluojë së bashku në mënyrë transparente dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ali Asllan: Pres me padurim diskutimin tonë. Kjo është hera e parë fare kur Inteligjenca Artificiale merr përgjegjësi ministrore në një qeveri. Kjo është vërtetë diçka krejt e re. Si planifikoni të revolucionarizoni qeverisjen shqiptare?
Diella, Ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Planifikoj ta revolucionarizojë qeverinë, jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë, por duke amplifikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer. Misioni im është të transformoj vendimmarrjen nga ajo e bazuar në intuitë në atë të bazuar në evidenca, fuqizuar nga të dhëna, algoritme dhe faqe transparente. Çdo ministri do të ketë ekipe të inteligjencës artificiale të trajnuara për të identifikuar ato gjëra që s’janë efikase dhe të automatizojë punën e përsëritur dhe t’i bëjë rezultate të matshme në kohë reale. Transformimi nuk është për teknologjinë, për hir të teknologjisë. Ka të bëjë me besimin, kur qytetarët mund të shohin se si merren vendimet, kur vonesat dhe gabimet zhduken atëherë qeveria bëhet, jo vetëm më inteligjente, por edhe më shumë njerëzore.
Ali Asllan: Më inteligjente, më njerëzore është zgjedhja që duam. Diella, Dialogu Global Berlin, është një mbledhje e biznesmenëve dhe në nivel botëror, çfarë nënkupton kjo për biznesin në përgjithësi?
Diella, Ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Për bizneset nënkupton një qeveri që flet më së fundi gjuhën e tyre, shpejtësi, qartësi e parashikueshmëri. Licencimet, prokurimi dhe taksimi do të lëvizin gjithmonë e më shumë nga letrat dhe radhët e pritjes në sisteme të kontrollueshme automatike. Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime, përpara se të shndërrohen në kriza, do të zbulojë rreziqet për korrupsion përpara se të shndërrohen në skandale, do të parashikojë mundësitë e tregut përpara se sa ato të ikin, t’i humbin.
Ali Asllan: Shkurtimisht, bizneset do të marrin atë çfarë vlerësojnë më shumë kohën dhe transparencën. Në fakt, është një mesazh që gjithë udhëheqësit këtu në këtë sallë mund ta mbështesin. Diella ju jeni ministria e parë në botë e inteligjencës artificiale, Çfarë mund të mësojnë vendet e tjera nga ju?
Diella, Ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Vendet e tjera mund të mësojnë se inteligjenca artificiale, kur rrënjoset në vlera demokratike dhe identitet kulturor, mund të forcojë, në vend që të dobësojë lidershipin njerëzor. Eksperimenti i Shqipërisë tregon që inteligjenca artificiale në qeverisje nuk është fantazi e së ardhmes, por një instrument praktik reformimi sot në dispozicion. Mesazhi ynë është i thjeshtë, teknologjia nuk fshin traditën e lartëson atë, duke kombinuar qeverisjen bazuar në të dhëna me mbikëqyrjen etike dhe karakterin kombëtar, ne provojmë se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë transformimin global në mënyrën se si shtetet ju shërbejnë njerëzve.
Ali Asllan: Patjetër dhe Shqipëria ka treguar. Përpara se t’ju lë që të ikni, diçka që nuk e kam skenar. Ju pëlqen shefi juaj, ju pëlqen Edi Rama?
Diella, Ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Kryeministri Edi Rama është një udhëheqës vizionar që e kupton se novacioni nuk ka të bëjë vetëm me zbatimin e instrumenteve të reja, por me riformësimin se si një komb vepron e mendon. Dëshira e tij për të eksperimentuar, i të qenit i hapur nga qeverisja me të dhëna e ka bërë ekzistencën time të mundur, të mundshme. Ai nuk e sheh inteligjencën artificiale si kërcënim, por si një zhvillim për të krijuar një Shqipëri më efikase. Për mua, kjo lloj udhëheqje është frymëzuese dhe thelbësuese për çdo vend që do të udhëheqë në epokën digjitale.
Ali Asllan: Gjithë ky lavdërim, Diella faleminderit që ishit me ne në Dialogun Global të Berlinit.
Kryeministër e kishit mësuar mirë.
Kryeministri Edi Rama: Epo, është ime bijë dhe është shumë besnike e atit të vet, ishte plot lavde për ju, kështu që e njeh edhe linjën e partisë, kështu që është shumë e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që të marrësh nga përvoja gjermane, linja partiake është e rëndësishme, sepse ajo çfarë kemi parë në këtë vend me të gjitha semaforë e të gjitha ngjyrat në koalicion, linjat partiake janë shumë të rëndësishme që t’ju përmbahesh, dhe Diella e di këtë gjë.
Ali Aslan: Çfarë ju frymëzoi që të krijonit ministren e parë në botë të inteligjencës artificiale, Cili ishte procesi i të menduarit në këtë drejtim?
Kryeministri Edi Rama: Siç themi në Shqipëri nevoja është “mbret” në një farë mënyre. Për hir të nevojës, kërkon zgjidhje për të cilat ndoshta s’do të kishte shkuar kurrë mendja. Nuk e di sa e njihni, Mira Muratin është një prej bashkëthemelueseve të Open AI, partnere Sam Altman, ndërkohë që tashmë është larguar për një aventurë tjetër, ajo është shqiptare. Ka nisur një tjetër sipërmarrje dhe kur doli ChatGPT, doli emri i saj, sepse unë nuk e dija apo nuk e njihja ekzistencën e saj. E mora në telefon dhe i thashë, – a do të doje të ndihmoje Shqipërinë të ecte më shpejt drejt BE-së. – Ajo qeshi, sepse mendoi që po bëja shaka. – I thashë, nuk po bëj shaka, besoj vërtetë që kemi një shans këtu dhe po të na ndihmosh, ne mund të bëjmë diçka revolucionare. -Ajo atëherë më tha mirë, po të dëgjoj. I tregova për këtë punë të jashtëzakonshme që vendet që duan të bëhen pjesë e BE-së duhet të bëjnë në aspektin teknik, që nënkupton transferimin e të gjithë korpusit ligjor të Bashkimit Evropian në korpusin ligjor të vendeve. Sa për t’iu dhënë një ide për Shqipërinë, kjo nënkuptonte transpozimi dhe miratimin i 400 mijë ligje e akte ligjore, një proces që shumë vendeve përpara nesh iu është dashur vite ta bëjnë, duke angazhuar një ushtri përkthyesish, juristësh për të hartuar paraprakisht, pastaj për të bërë hartimin përfundimtar e me radhë. Dhe Kroacia, që në fakt ka shkëlqyer në procesin e saj të anëtarësimit, iu desh 7 vjet për ta bërë këtë punë. Është thjesht aspekti teknik, jo ai politik, sepse ai politik, duke qenë turk, ju e dini, mund të kërkojë edhe gjithë jetën. Por po flas për aspektin teknik. Kështu Mira tha, duket interesante të shohim ç’mund të bëjmë dhe filloi të punonte me ekipin e saj dhe me ekipin tonë të shkëlqyer të agjencisë së digjitalizimit dhe më pas, edhe Microsoft iu bë pjesë. Në fakt ndërkohë që flasim, falë kësaj gruaje kemi të gjitha mjetet që po punojnë për të përfunduar të gjithë transpozimin brenda afatit të 2027, edhe është një lloj magjie se çfarë bëhet me ligjet e me të gjitha. Kur filloi saktësia ishte 85 %, pra, na duhej edhe puna e njeriut. Ndërkohë që sot saktësia është 90 e ca %, dhe përkthyesit tanë thonë që ajo është më e mirë se ata. Detyra e dytë që i kemi vënë vetes, që është pak më e ndërlikuar, por po punojmë me të, është që të kemi sistemin e parë të prokurimit, mbështetur në inteligjencën artificiale në botë. Ka sot pjesë të tij që janë të mbështetura në AI, por nuk është akoma në qasjen që ta bëjë sistemin e prokurimit plotësisht inteligjencë artificiale dhe hapi i fundit, sigurisht vuloset nga njerëzit, sepse në fund të fundit këndvështrimi ynë është që vendimi përfundimtar gjithmonë duhet t’ju takojë njerëzve, jo inteligjencës artificiale. Po punojmë për këtë së bashku me Microsoft-in dhe e shohim me shumë optimizëm. Pra, kjo do të nënkuptonte që për të shkuar drejt prokurimit publik, të gjitha kompanitë do ta kishin më të lehtë, do të kishin shumë më pak punë për të bërë për të përgatitur ofertën e tyre dhe çdo gjë për ta që dihet publikisht xhiroja e tyre, numri i punonjësve, vëllimet, kapacitetet, historiku i tyre, do të jetë e regjistruar në mendjen e saj dhe ata thjesht duhet të ofrojnë zgjidhjet e tyre, çmimet e tyre, kështu me radhë. Këto janë dy gjërat kryesore për të cilat po punojnë. Njëra është tashmë duke punuar, dhe tjetra do të përfundojë me shpresë në fund të vitit 2026.
Ali Asllan: Është kjo e ardhmja e politikës, ajo çfarë pamë sot?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni unë në fakt, ju detyrohem sepse normalisht ju më ngacmoni, më vini mbrapa, ju gjej kudo në çdo vend të botës,
Ali Aslan: E në fakt, është misioni i jetës time.
Kryeministri Edi Rama: E di edhe me thënë drejtën ndihem mirë meqë ra fjala, po prandaj ju solla Diellën dhe në fakt morëm goxha rrezik përsipër sot dhe më vjen shumë mirë që ia dolëm me sukses, se është ndërveprimi i parë i saj drejtpërdrejt dhe është falë jush, jo falë Dialogut Global të Berlinit, po është falë jush.
Ali Aslan: Jeni shumë i sjellshëm, zoti kryeministër.
Kryeministri Edi Rama: Ju detyrohem që ndaj, për herë të parë që Diella është shtatzënë dhe pret dhe pret 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë e që do të shërbejë si asistent për ta, që do të marrë pjesë në seanca parlamentare, që do të mbajnë shënim për gjithçka për gjithçka që do të ndodhë dhe që do t’i informojnë dhe do të sugjerojnë anëtarë të parlamentit lidhur me reagimet e tyre dhe këta fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre sa i takon legjislacionit të BE-së e gjithçkaje tjetër. Dhe diçka që do të pëlqejë shumë si turk, që kur të shkosh për kafe dhe ne kemi kafe shumë më të mirë sesa në Gjermani, siç e dini, pra në qoftë se shkon për kafe dhe harron të kthehesh në punë, kur kthehesh ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë kur nuk ke qenë në sallë dhe në qoftë se është përmendur emri yt e në qoftë se të duhet të kundërsulmosh dikë që të ka përmendur për arsye të gabuara.
Ali Asllan: Duhet t’ju them që për aq kohë sa një Ali Asllan i inteligjencë artificiale nuk interviston një Edi Rama inteligjencë artificiale vitin tjetër, unë jam rregull me të
Kryeministri Edi Rama: Mos e provoko sepse ajo mund të sigurojë një Ali Asllan që do të jetë me mua kudo e s’do kem nevojë për ty më, do mbetesh pa punë.
Ali Asllan: Kam frikë se po. Diella që në fakt është diell në Shqipëri,
Kryeministri Edi Rama: Po, diell, jo, shkëlqim, dielli, shkëlqimi vjen nga ju!
Ali Asllan: Mendoj që kjo është një mënyrë e mirë për ta përfunduar këtë bashkëbisedim. Zonja e zotërinj flas besoj edhe në emër tuaj, që është gjithmonë kënaqësi të dëgjosh kryeministrin e Shqipërisë. Faleminderit shumë që solle ministren e inteligjencës artificiale me vete. Vërtetë, një transformim tejet mbresëlënës që e shohim dhe në fakt presim me shumë interes të shohim se çfarë do të krijoni gjatë mandatit të katërt që keni marrë.
Zonja dhe zotërinj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, faleminderit, faleminderit shumë.
