Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit. Në ambientet e brendshme të burgut, ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur disa politikanë dhe individë me rrezikshmëri të lartë, deri te krerë bandash kriminale, mësynë dhjetëra efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Burime thonë se po zhvillohen kontrolle në disa ambiente të përbashkëta dhe qeli, pasi kishte informacione se brenda institucionit mund të ketë lëndë narkotike, telefona apo sende të tjera të ndaluara.

Mësohet se të burgosurve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushit iu janë gjetur celularë në qeli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: