Reperi i famshëm amerikan i surprizoi të gjithë kur në Instagramin e tij, në 14 qershor publikoi datat e ardhshme të shfaqjeve që do të mbante.
Mes një serie koncertesh kryesisht në Spanjë, Chris Brown, kishte vendosur të kalonte edhe nga Shqipëria.

Ish-i dashuri i Rihannas, në një publikim zyrtar bëri me dije se në 8 korrik do të ishte në Durrës.

Pasditen e sotme, reperi ka zbritur në aeroportin e Rinasit, ku kanë rënë në sy masat e rrepta të sigurisë, ndërsa më pas ai është nisur drejt Tiranës, ku mësohet se është akomoduar në hotel “Plaza”.


Chris Brown mberrin ne Shqiperi by shqiperiaimeal

Shfaqja do të mbahet në një club të njohur në Durrës.
Clubi në rrjetin social Facebook ka bërë publike çmimet për këdo që do të shoh këngëtarin e tij të preferuar.
“Merrni shokët dhe shoqet, të dashurat, njerëzit që ia kaloni bukur! Mblidhuni dhe bëhuni super grupi i natës së 8 korrikut sepse ky event
internacional ndodh vetëm një herë në jetë!”-shkruan njoftimi ne ftese.

Po çmimet do thoni ju?
Pa 200 euro mos e hidhni këmbën të dilni nga shtëpia. Por nëse doni vërtet të kaloni bukur tavolina kushton… 3000 mijë euro, raporton Dita.
Urojmë që, atë të cilët do të ulën në këtë kënd t’i kenë paguar faturat e energjisë të muajve ë fundit…
Më poshtë çmimet e tavolinave sipas kategorisë.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: