Një shtetas shqiptar, i kërkuar nga autoritetet gjermane, është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Shqiptari u arrestua nga oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Nëndrejtorinë e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.

Në veçanti, gjatë kontrollit policor të kryer nga oficerët e policisë pas hyrjes së shqiptarit në Greqi nëpërmjet pikës së kontrollit kufitar të Kakavijës, u zbulua se ai kishte një urdhër arresti evropian në pritje nga autoritetet gjermane për trafikim marijuanës në 9 raste, gjë që sipas ligjit gjerman dënohet me një dënim maksimal me burg prej 15 vitesh.

I arrestuari do të dërgohet në organin kompetent të prokurorisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: