Forcat ruse kanë rrethuar qytetin Kupyansk në rajonin e Kharkiv, ndërsa trupat sulmuese po marrin kontrollin e kalimeve ushtarake mbi lumin Oskol, njoftoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valery Gerasimov.

Presidenti Vladimir Putin, gjatë vizitës në një qendër komande për “operacionin special në Ukrainë”, urdhëroi masa për të siguruar dorëzimin e trupave ukrainase dhe për të minimizuar humbjen e jetës njerëzore.

Sipas Kremlinit, të cituar nga TASS, rreth 5,000 ushtarë ukrainas janë rrethuar në zonën Kupyansk, ndërsa mbi 5,500 janë rrethuar në Pokrovsk të Donetskut. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat ruse po vijojnë ofensivën në këto rajone.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb