Vijon situata e rënduar si pasojë e reshjeve në qarkun e Shkodrës.
Mësohet se Përroi i Glinës ka bllokuar tashmë unazën e Vaut të Dejës. Përroi po përparon me shpejtësi duke krijuar një situatë të vështirë.
Ndërkohë probleme raportohet edhe te Harku i Bërdicës në afërsi të rrugës kryesore Shkodër-Tiranë.
